Botë

Peru, autobusi bie në humnerë, të paktën 20 viktima

11.02.2022 10:46

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një greminë...

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një greminë me lartësi prej 100 metrash në provincën Pataz në Perunë.
 
Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 14:40 (me orën lokale) të mërkurën e 9 shkurtit.
 
Mediet vendase shkruajnë se autobusi doli nga rruga për shkak gjendja e rrugës në zonë është e mjerueshme dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse u humb kontrolli i mjetit.  
 
Prokuroria ka urdhëruar një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.