Maqedoni

Ambientalistët: Të gjobitën rëndë ndotësit

11.02.2022 13:40

Të gjithë ndotësit e mëdhej të ambientit jetësorë duhet të dënohen me gjoba të rënda...

Të gjithë ndotësit e mëdhej të ambientit jetësorë duhet të dënohen me gjoba të rënda, gjithashu ligji për Inspektimin e Mjedisit duhet të pësojë ndryshime, këto janë disa nga kërkesat e ambientalistëve nga Këshilli i Inspektues Qytetarë i përbërë prej 33 organizatave. Ata dorëzuan 23 amandamentë në Kuvend sepse sipas tyre, sistemi për mbrojtjen e natyres nuk funksionon. Propozimet parashikojnë një strukturë të qartë solide për koordinimm mes inspektorëve shtetërorë dhe atyre lokal, të udhëhequr nga ISHM-ja.
 
“Ne duam të rregullojmë disa segmente në këto amendamente, të specifikojmë koordinimin ndërmjet inspektorëve shtetërorë dhe lokal sepse ai segment që ne kërkonim është pranuar dhe jemi të kënaqur, por nuk është I qartë formimi i struktures. Ajo strukturë në kordinim mes inspektoreve shtetëror dhe atyre lokal duhet të jetë  konsistente  dhe logjike dhe prandaj duhen ndryshime në fushën e mbikëqyrjes.”, tha Liljana Popovska nga instituti i gjelbër.
 
“Të gjitha raportimet nga shërbimet e inspektimit përfundojnë me një gjobë ose qortim të vogël, pra nuk ka asnjë përgjegjësi penale për ndotësit e mëdhenj të mjedisit.  Nuk kemi ndonjë ndeshkim më të madh që do të ndihmonte mjedisin jetësorë dhe do të  ndërgjegjësonte ndotësit.”, tha Kirill Ristovski nga grupi punues "Florozon'.
 
“Nëse duam të paraqësim ndonjë incident ose parregullësi, veçanërisht pas orarit të punës, gjatë fundjavës ose për festa ku kryesisht ndodhin më shumë incidente, nuk ka inspektorë në dispozicion, nuk ka as numra të telefonit ku mund të paraqesim rastet e ndotjes. Në versionin e mëparshëm ligjor, egzistonin inspektorë kujdestarë dhe ne duam përsëri ta rikthëjm këtë me ligj.”, tha Tatajana Çakuleva nga iniciativa O2
 
Shkupi shpesh herë është rradhitur në krye të listës botërore, si vendi me nivel më të lartë të grimcave PM.
 
GYLTENE SINANI