Maqedoni

Vazhdon gjykimi për “Bashkimin Ndërkombëtar”, Dukovski: Veprimi i gjykatës i gabuar

11.02.2022 14:02

Gjykata në mënyrë të pavarur i shqyrtoi provat që nuk ishin paraqitur, akuzon Sasho Dukovski...

Gjykata në mënyrë të pavarur i shqyrtoi provat që nuk ishin paraqitur, akuzon Sasho Dukovski, avokat i Bojan Jovanovski Boki 13, Mile Jovanovskit dhe asistentes së tij. Sipas tij, gjyqtarja Sofçe Gavrilova-Efremova, duke pasur qasje në materialet nga telefoni i Boki 13, i ka shikuar ato, pa i pyetur avokatët, të pandehurit, prokurorin, dhe kjo është kundër ligjit.  
 
“Kush i ka dhënë të drejtën gjykatës të hap një material pa asnjë lloj propozimi, të pavarur dhe të kryej inspektim. Po donte ti referohet asaj se nuk ka kryer inspektim të lëndës gjykata por nuk është ashtu. Kishit mundësi të shihni në ekran se është kryer inspektim. Dhe dua të ju them që edhe nëse nuk ka në këtë procedurë asnjë vepër të gabuar tjetër, vetëm kjo do të mjaftonte.”, tha avokati Sasho Dukovski.
 
Duhet të gjithë të kuptojnë se ne nuk mbrohemi në heshtje por duhet të nxjerren dëshmitë materiale dhe më pas të deklarohemi, shtoi Dukovski. Seanca e sotme gjyqësore u anulua. 
 
LEONORA KALIQI