Maqedoni
Lëshohet në përdorim numri evropian 112 për rastet urgjente për qytetarët e Shkupit
11.02.2022 14:19
Është lëshuar në përdorim për qytetarët e Shkupit numri evropian për raste urgjente 112...

Është lëshuar në përdorim për qytetarët e Shkupit numri evropian për raste urgjente 112 ndërsa pritet që për shkurt kohë të jetë në dispozicion në të gjithë tërritorin e vendit. Në vend të numrave të deritanishme si për polici, ambulancë, zjarrfikës apo QMK, qytetarët me një thirje të vetme të numrit 112 mund të marrin çdo shërbim dhe ndihmë për çdo lloj rasti emergjent. Numri i urgjencës 112 është paraparë si shtesë e numrave ekzistues të emergjencës të cilat do të funksionojne më së paku edhe 1 vit.
“Fillimisht, numri 112 do të funksionojë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ndërsa pas 10 ditësh pasi të kemi testuar sistemin, do të funksionoje në mbarë vendin. Numrat e tanishëm për urgjencë si 192, 193, 194 dhe 195 do të funksionojnë së paku edhe një vit, derisa të jemi të sigurt se qytetarët e dinë se si të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kemi një numër unik të ndihmës.”, tha Stojançe Angellov, drejtor i qendrës së menaxhimit të krizave.
Pajisjet për funksionim të kësaj linje janë furnizuar me donacion të BE-së në vlerë prej 2.3 milionë. EuroAmbasadori i BE-së, Dejvid Ger, e përshëndeti nismën dhe tha se kjo është ndihmë praktike që Maqedonia e Veriut e merr nga BE-ja.
“E bukura në këtë rast është tek thjeshtësia. Telefononi një numër, 112 dhe do të merrni shërbim nga të gjitha shërbimet e urgjencës. Në këtë drejtim qytetarët do të ndihen më të sigurt dhe ndihma do të arrijë më shpejt.”, tha Dejvid Gir, EuroAmbasadori i BE-së.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një sistem kompleks që bashkon disa subjekte të ndryshme, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili mori pjes në këtë promovim, tha se kjo linjë me kalimin e kohës do të avnacohet.
GAZMEND REXHEPI
