Maqedoni
Instituti për Demokraci: Cilësi e ulët e debatit në Kuvend
11.02.2022 14:49
Nivel realitivisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend, para së gjithash për shkak të mos përdorimit të argumenteve...

Nivel realitivisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend, para së gjithash për shkak të mos përdorimit të argumenteve tregon hulumtimi I instituti për demokraci “Societas Civilis”. Hulumtimi I tyre ka analizuar më shumë se 1600 diskutime, fjalime dhe replika dhe ka treguar se menxi është përdor një ose dy argumente nga ana e deputetëve si të pushtetit ashtu edhe të opozitës. Nota mesatare për cilësinë e debatit është 5.4, që është një përkeqësim në krahasim me 6-mujorin e mëparshëm kur nota ishte 5.6
“Në 52 përqind të atyre fjalimeve deputetët nuk kishin as një argument, 41 përqind kanë qenë të dobët në argumentim, ndërsa nga 1 argument kanë shfrytëzuar 6 përqind e deputetëve. Kishim edhe disa folës që arritën të përdorin nga dy argument por kjo është gjë e rrallë.”, tha Vlora Reçica nga Instituti për Demokraci.
Interesante është edhe fakti që vetëm 9 deputet kanë ndërruar qëndrimet e tyre për shkak të argumenteve të kundërshtarëve ndërsa vazhdon praktika e respektimit të personit dhe jo argumenteve. Sipas këtij hulumtimi është konstatuar se deputetët kanë lirin e shprehjes. Kërcimi më pozitiv nga viti 2014 është se 43 për qind e deputetëve ishin diskutantë. Ka ngecje për të drjetat e gurupeve specifike të shoqërisë, por me vullnet politik dhe disa ndërhyrje teknike mund të tejkalohen të gjitha këto, konstaton hulumtimi i instituti për demokraci “Societas Civilis”.
SANIJE DURAKU
