Maqedoni
Linja e re ajrore Shkup-Sofje, më 27 mars do të fillon të funksionoj me rregull
11.02.2022 15:16
Më 27 mars do të fillon të funksionoj me rregull linja e re ajrore Shkup-Sofje...

Më 27 mars do të fillon të funksionoj me rregull linja e re ajrore Shkup-Sofje, informuan ministrat e transportit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bllagoj Boçvarski dhe Nikollaj Sabev. Kjo linjë ajrore përveç se do ti afrojë më shumë dy komunitetet mes vete, gjithashtu do të hap mundësi të reja për biznes.
“Me ndërtimin e urave hapim mundësi për të ardhmen e qytetarëve të të dyja vendeve. Pikërisht për këtë arsye agjencitë tona turistike, drejtoritë e fluturimeve civile do të vazhdojnë me bashkëpunimin që të hapin edhe destinacionet e tjera që do të hapen së bashku me këtë linjë Shkup-Sofje.”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
“Ne e dimë që nuk mundemi të punojmë vazhdimisht për standard jetësor, nëse nuk kemi ekonomi të mirë. Vetëm tre javë pas takimeve tona të para, ne e bëmë hapin e parë drejtë një standardi më të mirë jetësor të qytetarëve të vendeve tona. Ne e ndërtuam atë instument, i cili tani quhet linja Shkup-Sofje dhe ky instrument duhet të japë mundësi për aktivitete më të mëdha biznesore mes dy vendeve.”, tha Nikollaj Sabev, ministër i Transportit të Bullgarisë.
Hapja e kësaj linje ajrore është një potencial i madh për të zhvilluar turizmin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vlerësojnë autoritetet.
“Në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 kemi rritje të dyfisht të numrit të turistëve nga Bullgaria që vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe pikërisht përmes këtyre projekteve, gjithsesi se edhe vitet e ardhshme do të dyfishohet numri i turistëve.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
“Para periudhës së pandemisë mbi 500 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë vizituar Bullgarinë, njejt edhe anasjelltas. Kjo është një tregues për potencialin e madh që ka kjo linjë ajrore.”, tha Hristo Prodanov, ministër i Turizmit së Bullgarisë.
Kjo linjë ajrore vjen pas takimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në Sofje, mes qeveritë e të dyja vendeve.
ERSAN PAJAZITI
