Maqedoni

Dialogu me Sofjen, Kovaçevski: Me historinë të merren historianët

11.02.2022 15:35

Shkupi dhe Sofja vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim...

Shkupi dhe Sofja vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe eliminimin e dallimeve që kanë në përceptim se si po zbatohet kjo Marrëveshje. Pakoja e çështjeve politike ka qenë në tryezën e përbashkët të grupit të ekspertëve të dy ministrive të jashtme të vendeve përkatëse në takimin në Sofje.
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se me formimin e grupeve të punës në nivel ministrash, veç Komisionit të Historisë, politikanët duhet të merren me çështjet politike ndërsa historia u mbetet historianëve.      
 
“Historianët punojnë sipas metodologjisë së vet, atje kryesojnë dy kryetarë. Poashtu çështjet politike diskutohen mes ministrive për punë të jashtme. Ata, sot, kanë takim në Sofje. Dhe, kur komisionet do të kenë se çfarë të deklarojnë atëherë u takon atyre që ta bëjnë sëbashku. Sa i takon Komisionit të Historisë, duhet t’u lihet historianëve, që sipas metodologjisë së tyre t’i japin deklaratat. Pra, politikanët le të flasin për çështjet politike ndërsa historianët për çështjet historike.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
 
Ndërkaq për palën bullgare, puna e Komisionit të Historisë është me rëndësi të posaçme, nga i cili pritet hartimi i kalendarit për shënimin e përvjetorëve të figurave historike, nga historia e dakorduar si e përbashkët. Veç kësaj, Bullgaria kërkon zbatim të plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të vitit 2017, si dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV, dhe respektimin e të drejtave të tyre, deklaroi ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska për Radion Nacionale Bullgare.  
 
SHPËTIM NUREDINI