Maqedoni
KSL: Harmonizimi i pagave të tjera me pagën minimale
11.02.2022 15:50
Konfederata se sindikatave të lira kërkon përshtatje të pagave të tjera në pagën minimile deri në mes të marsit...

Konfederata se sindikatave të lira kërkon përshtatje të pagave të tjera në pagën minimile deri në mes të marsit. Theksojnw se kategori tw ndryshme sipas shërbimit të detyrave do të marrin të njëjtën pagë, gjë që është e papranueshme. Në sektorin publik nuk respektohen ligjet dhe kontratat kolektive, ka pasur situata kur punonjësit kanë marrë paga nën minimumin.
“Për momentin 93.804 punëtorë në RMV marrin pagë deri në 18 mijë denarë, nuk kemi pajtueshmëri, nuk kemi rritje të pagave të tjera. Nëse nuk ka pajtueshmëri, nëse qeveria nuk respekton ligjet dhe marrëveshjet kolektive, e gjithë kjo eufori për rritjen e pagës minimale do të jetë humbje për ne.”, tha Bllagoja Rallpkovski, kryetari i KSL.
Konfederata e Sindikatave të Lira tashmë i ka dërguar një letër kryeministrit Kovaçevski duke kërkuar zgjidhjen e problemit por thonë se nuk kanë përgjigje. Nëse nuk zgjidhet, do të kenë grevë.
“Me siguri do të kemi një grevë të përgjithshme në të gjithë sektorin publik ku e gjithë administrata publike do të paralizojë funksionimin e shtetit. Kjo nuk dua që të ndodhte.”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë.
Sipas kryeministrit Kovaçevski, paga përfundimtare është hap historik, me një rritje prej 18.000 denarë, ka një metodologji të re për korrigjim 50% të rritjes së çmimit dhe po aq të pagës mesatare.
“Kur flasim për sektorin privat është e pranushem por mendimi im personal është se duhet të jetë i vlefshëm për sektorin publik që do të thotë se kur flasim për rritje pagash, flasim për dialog social në të cilin po flasim edhe për rritje pagash. si rritje e produktivitetit të punës, sepse sektori publik paguhet nga taksapaguesit nga të gjithë qytetarët, veçanërisht ata që punojnë në sektorin privat dhe kanë nevojë dhe shërbimet që qytetarët marrin të jenë gjithmonë nga dita në ditë, nga muaji në muaj në një nivel më të lartë.”, tha Dimitar Kovaçvevski, kryeministri i RMV.
Qeveria pret që rritja e pagës minimale të shoqërohet me produktivitet të punës, që sipas tyre është pranuar nga sindikatat.
SEDAT SELIMI
