Maqedoni
VMRO-DPMNE kërkon rritjen e pensioneve
11.02.2022 16:17
VMRO-DPMNE ka parashtruar Propozim-ligj që synon rritjen e pensioneve për 20% nga prilli i vitit 2022....

VMRO-DPMNE ka parashtruar Propozim-ligj që synon rritjen e pensioneve për 20% nga prilli i vitit 2022. Kërkesa vjen si nevojë për përmirësimin e standardit të qytetarëve, pas rritjes së çmimeve të produkteve të caktuara dhe të energjisë elektrike thonë nga kjo parti.
“Zgjidhja ligjore e propozuar do të përmirësojë pozitën sociale të shrytëzuezve të pensioneve në vitin 2022, me një rritje të të gjitha llojeve të pensioneve për 20%. Përmes kësaj forme harmonizimi do të ruhet vlera reale e pensioneve dhe do të mbrohet standardi i pensionistëve.”, deklaroi koordinatori i GP të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
VMRO-DPMNE nëpërmjet amendamenteve kërkon edhe rritjen e pagave në raport me pagën minimale.
LSDM: Kërkesat e VMRO-DPMNE-së hipokrite
Por për socialdemokratët, amendamentet e tlla janë hipokrizi. Çdo harmonizim i pagave në sektorin publik sipas tyre do të bëhet përmes negociatave dhe dialogut social dhe jo me amendamente të papërshtatshme dhe populiste.
“Ligji i bllokuar për mësimdhënësit, i cili parasheh rritje të pagave të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme në përputhje me rritjen e pagës minimale, është dëshmi se ajo që thotë VMRO-DPMNE nuk është e vërtetë. Ka më shumë ligje të tilla në interes të qytetarëve, të cilat opozita i pengon.”, tha deputetja e LSDM-së, Belkiza Zeqiri.
Ndërkohë deputetët kanë miratuar propozimin e qeverisë për pagën minimale. Projekt-ligji është futur në procedurë parlamentare dhe pritet miratimi i tij në tërësi.
NAIM RAMADANI
