Maqedoni
Covid 19, 11 fatalitete dhe 1.384 raste të reja në 24 orë
11.02.2022 16:34
Nga 3.996 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.384 raste të reja...

Nga 3.996 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.384 raste të reja, 196 prej tyre ri-infektime. Më shumë se gjysma, apo 725 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 8 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 1 shkurt deri më 9 shkurt. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 2 persona ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa tek 17 janë regjistruar kormobiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 1.247. Në vend ka aktualisht 11.727 raste aktive.
