Maqedoni
Pendarovski: Duhet të ndërtohet rezistencë sistematike, por edhe personale ndaj dezinformatave
11.02.2022 16:53
Dezinformatat janë një nga sfidat kryesore të demokracisë në vitin 2022....

Dezinformatat janë një nga sfidat kryesore të demokracisë në vitin 2022. Shteti ka nevojë për nivel më të lartë të arsimimit mediatik dhe edukimit për dezinformimet në shkollat tona fillore dhe të mesme. Si dhe ka nevojë nga krijimi I kushte me të miirë për punë profesionale dhe të pavaruar të mediave kjo është porosia që e dërgoi Presidenti I shtetit, Stevo Pendarovski, I cili morri pjesë në Konferencën “Informacionet kundër dezinformatave”.
“Një qasje e organizuar do të na mundësojë të krijojmë gjenerata që do të jenë më elastike ndaj lajmeve të rreme dhe të aftë për të formuluar pikëpamjet e tyre përmes të menduarit kritik bazuar në informacione të verifikuara. Duhet të sigurojmë kushte më të mira për punë profesionale dhe të pavarur të mediave, që nënkupton zbatimin e praktikave më të mira evropiane. Keqinformimi mund të destabilizojë vetë vendin dhe për këtë arsye demokracitë jo të zhvilluara rastësisht i trajtojnë ato si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Vitet e fundit, ne gjithashtu e kemi identifikuar dhe trajtuar dezinformimin si një nga kërcënimet për sigurinë tonë kombëtare. Nevoja për ngritjen e vetëdijes për ekzistencën e tyre dhe efektet e tyre meriton vëmendjen tonë të plotë si shoqëri dhe si shtet.”, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
SANIJE DURAKU
