Botë
ShBA: Vijon protesta në Kanada, shkon mbi 912 mijë
11.02.2022 18:09
Ka shkuar mbi 912 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Sipas universitetit John Hopkins, me 3 mijë e 239 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave shkoi në 912 mijë e 257.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 77,2 milionë, me 214.107 raste të reja. Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 90 milionë kanë marrë doza përforcuese.
Numri i viktimave nga Covid-19, Trudeau: Nuk ikën pandemia me protesta
Ndërkohë në Kanada vijojnë protestat. Kamionistët janë kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve Covid. Kryeminsitri Justin Trudeau sulmoi ashpër protestat në Ottawa, të cilat tashmë kanë frymëzuar lëvizje të ngjashme në Francë, Holande dhe Zelandën e Re.
Policia kanadeze ka paralajmëruar arrestime të kamionistëve dhe protestuesve që kanë bllokuar pika të rëndësishme të transportit me SHBA. Kryeministri kanadez Trudeau tha në parlament se karvanet e protestës po pengonin rekuperimin ekonomik të vendit, ndërsa duke iu drejtuar protestuesve, tha se nuk i jepet fund pandemisë me bllokada.
