Botë

Biden paralajmëron amerikanët: Ikni nga Ukraina, gjërat mund të çmenden shpejt

11.02.2022 18:28

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë të largohen menjëherë prej andej pasi siç...

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë të largohen menjëherë prej andej pasi siç tha ai gjërat në rajon mund të precipitojnë shumë shpejt.
 
Kremlini e ka bërë të qartë se dëshiron ti testojë vijat e kuqe, për tu siguruar që fqinji i vet ish sovjetik të mos i bashkohet NATO-s. Bideni tha se nuk do të dërgojë trupat për të shpëtuar amerikanët, nëse Moska pushton Ukrainën.
 
Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Nuk dërgojmë dot njerëz për ta. Do të ishte luftë botërore nëse amerikanët dhe Rusia fillojnë të hapin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Jemi në një botë më të ndryshme nga ç’kemi parë ndonjëherë më parë dhe kjo frikë sa vjen e rritet. Imazhet e reja satelitore duket se tregojnë rritje të vendosjes ushtarake ruse në tre fronte rreth Ukrainës, thotë presidenti amerikan Biden.
 
Tashmë, numri i forcavë të dislokuara në kufi më Ukrainën është rritur në 130 mijë. Në zona të tjera në Krime ka pasur shtim te dislokimeve të artilerisë dhe aktivitetit stërvitor, ndërsa janë vënë re lëvizje dhe në Slavne. Automjete ushtarake dhe helikopterë presin në një fushë ajrore pranë Gomelit në Bjellorusi, vetëm 24 km larg Ukrainës.
 
Trupa janë vendosur gjithashtu pranë Rechitsas në Bjellorusi, rreth 45 km nga kufiri, shkruan Military Times.