Botë
Covid 19 në Shqipëri: 531 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
11.02.2022 20:00
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19. Pas kryerjes së 2948 testimeve kanë rezultuar pozitivë 531 qytetarë.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç, një qytetar nga Vlora 87 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i epidemisë. Janë 9,829 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2948 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 531 qytetarë, në këto bashki:
220 në Tiranë, 30 në Fier, 26 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Shkodër, 19 në Vlorë, 18 në Gjirokastër, 17 në Durrës, 15 në Lushnje, 13 në Elbasan, 11 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Delvinë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Poliçan, nga 4 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, Libohovë, Himarë, Krujë, nga 3 qytetarë në Has, Lezhë, Kurbin, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Përmet, Roskovec, Bulqizë, Rrogozhinë, Mirditë, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër, Patos, Këlcyrë, Maliq, Skrapar, Belsh.
Statistika (11 Shkurt 2022): Raste të reja ditore 531; Të shëruar në 24 orë 1333; Të shtruar në spitale 123; Humbje jete në 24 orë 5; Testime ditore 2948; Testime totale 1,707,815; Raste pozitive 267,551; Raste të shëruara 254,315; Raste Aktive 9,829; Humbje jete 3,407.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3372; Fier 1343; Shkodër 875; Vlorë 805; Gjirokastër 779; Elbasan 729; Berat 677; Lezhë 380; Korçë 306; Durrës 280; Kukës 216; Dibër 67./Top Channel
