LSDM, përgaditet rritje e madhe e pensioneve dhe pagave
Ndërkohë nga LSDM me paralajmërim se janë duke përgatitur....

Ndërkohë nga LSDM me paralajmërim se janë duke përgatitur rritje të madhe të pensioneve dhe pagave.
Kjo siç thonë nga partia, është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski.
“Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve. Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës”, thonë nga LSDM. “Pensionistët janë kategoria që më së shumti janë prekur financiarisht në kohën e pandemisë dhe për këtë Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të sigurojë mjete për këta qytetarë”, kanë vlerësuar nga LSDM.
