LSDM: “Titanik” konfirmoi manipulimet e VMRO-së, të dorëhiqet Mickovski dhe udhëheqësia partiake

12.02.2022 14:07

Pas pranimit të faj]sisë nga ish funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së...

Pas pranimit të  faj]sisë nga ish funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së të akuzar në rastin Titanik, LSDM ka kërkuar dorëheqjen e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski dhe udhëheqësisë së kësaj partie. 

Sipas LSDM-së, pranimi i fajësisë ka konfirmuar të gjitha manipulimet zgjedhore, prsionit ndaj qytetarëve, kërcënimeve dhe frikën që e kishte mbjellur regjimi i atëhershëm i Nikolla Gruevskit, këshilltar i të cilit ka qenë Hristian Mickovski.

“Hristijan Mickovski i cili ishte këshilltar i Gruevskit dhe sekretar i tij gjeneral duhet të del para qytetarëve dhe të kërkojë falje publike. Urgjentisht duhet të dorëhiqen të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë qenë të lidhur me këto persona të dënuar të cilët vetë pranuan fajësinë.  Shminka dhe njoftimet në panikë se distancohen nga bashkëpartiakët e tyre janë vetëm tentim dëshprues i VMRO-DPMNE-së për tu shmangur nga përgjegjësia. E ftojmë Hristian Mickovskin së bashku me udhëheqësinë të  dorëhiqen” – tha Kostadin Acevski nga LSDM.

Sipas LSDM-së në Komitetin egzekutiv të VMRO-DPMNE-së ende qëndrojnë persona të akuzuar si Antonio Milloshoski, Igor Janushev, apo Ilia Dimovski.

VMRO-DPMNE, LSDM dëshiron të mbulojë skandalet e përditshme

VMRO-DPMNE ka gjeneratë të re politikanësh, por LSDM dëshiron ta tërheq vëmendjen nga skandalet e përditshme, kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti theksojnë se vendi ndodhet në vendin e 111 në indeksin e korrupcionit të “Transparens Interneshënëll”.

“Nuk ka kurrfar përgjegjësie për funksionarë të lartë, nuk ka përgjegjësi për rastet e Dragi Rashkovskit, hapen dhe më pas stërzgjaten. Nuk kemi përgjigje se si emri i Vice Zaevit paraqitet në evidencë policore e më pas zhduket nga akti i akuzës, edhe atë ato ngjarje janë të lidhura me ngjarje në Rek Manastir, prej ku del kriza energjetike, e cila e prek edhe ekonominë edhe buxhetin ku përmenden shuma ët mëdha parashë” – tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE njëherit theksojnë se LSDM duhet ta dëgjijë porosinë e zgjedhjeve lokale të qytetarëve dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare. (Flutura Latifi, TVM2)