Goce Dellçevi mes Shkupit dhe Sofjes, Ramadani: Komisionit duhet dhënë kohë
Bisedimet me Bullgarinë kanë marrë një dinamikë të re....

Bisedimet me Bullgarinë kanë marrë një dinamikë të re dhe krijohen shpresat se ky avaz do të jetë i njëjti edhe kur të bisedohet për aspektin e historisë dhe figurave historike, thotë për TVM2, analisti politik, Ismet Ramadani.
Ai vlerëson se komisionit multidispinar duhet ti jepet më shumë afat, për shkak të ndjeshmërisë për temat që shtjellojnë, por njëkohësisht bën thirrje edhe për kujdes nga forcat siç i quan ai, “retrograde”, të cilët sipas Ramadanit, mundohet ta minojnë procesin.
“Kam përshtypjen sikur atyre do t’ju jepet pak më shumë kohë për të biseduar, negociuar sepse megjithatë historia është mjaft komplekse nëse analizohet në periudha të ndryshme, ndërsa çështjet tjerat që mund të hecin ma shpejt, krijon shpresë për arritje të marrëveshje me Bullgarinë dhe të hiqet vetoja, ndoshta në samitin e ardhshëm” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Bisedimet me Bullgarinë, Ramadani: Rinia të refelktojë në proces
Problemet e zgjatura të shetit me fqinjët dhe me këtë edhe ngecja në procesin eurointegrues, sipas Ramadanit ka shkatuar pasoja edhe tek rinia, e cila për shkak të tensioneve politike, lëshon vendin çdo dtë.
Ai bën thirrje tek politikanët të krijojnë jetesë të qetë për forcën e ardhme të shtetit.
“Rinia progresive në Maqedoninë e Verit duhet të reagojë pak më shumë, të jetë pak më aktiv sepse si duket disa në moshën e tretë duan pra me uzurpim të maqedonizmit të kalojnë në jetën tjetër si patriot të mëdhenjt. Sidomos politikanët në moshë, nuk dua të më keqkuptojnë por shmuë pak po mendojnë për të ardhmen e rinisë, dhe më shumë mundohen të ruajnë ndonjë reputacion të rrejshëm të tyre” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Përveç angazhimeve dypalëshe, dallimet mes Shkupit dhe Sofjes kërkojnë edhe ndërhyrje më të madhe diplomatike nga SHBA- ja dhe Bashkimit Evropain, konkludon analisti politik, Ismet Ramadani. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
