Teknologjia dhe çrregullimet tek fëmijët, Amzai: Celularët shkaktojnë autizëm vizuel
Qëndrimi për një kohë të gjatë në telefon....

Qëndrimi për një kohë të gjatë në telefon tek fëmijët shkakton autizëm vizuel, kjo dallon nga autizmi klasik.
Autizmi vizuel ka tipare çrregullimi dhe fëmijët i bën agreziv, kanë të bërtitura te shpeshtuara dhe zbrapsje emocioanle.
Maksimalisht 20 minuta në telefon mjaftojnë për fëmijët, edhe ato janë shumë thotë psikoterapisti, Migjen Amzai.
“Çështja tjetër që është më e rëndësishme nuk është autizmi, apo simptomat atipike që jep dhe fitohet nga ekspozimeve të tepruara sidomos telefonave dhe tabletave. Problem i madh është gjendja e stoporit emocional, topitja emocionale që sjell. Kjo ndodh edhe te të rriturit, por prezentë është edhe te fëmijët. Ankesa më e madhe e pacientve është që nuk ndjenë asgjë, nuk përjetojnë dhe nuk e jetojnë jetën dhe kjo është si rezultat i telefonave” – tha psikoterapisti Migjen Amzai.
Amzai thotë se trajton edhe fëmijë të moshave 9 vjeçe që kanë pasoja nga videot me përmbajtje seksuale.
“Tema më e prekshme sot që nuk flitet është pornografia te të rinjët. Prej në moshën 9 vjeçare fëmijët shohin video me përmbajte të tilla. Unë punoj me ata fëmijë çdo ditë. Nuk është çështja e autizmit aq e ndjeshme sa është kjo, është problemi i agresivitetit të madh sepse edhe seksualiteti edhe agresiviteti kanë një qendër të njejtë në tru por ato nuk dinë ta diferencojnë këtë. Pastaj krijojnë imazhe me personat e afërt që njohin. Dhe ky është hapi i parë që mund të sjellë pasoja” – tha psikoterapisti Migjen Amzai.
Numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë nëpër Qendra rehabilituese çdo ditë vjen duke u rritur. Amzai këshillon prindërit që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre dhe t'i mbajnë sa më larg telefonave, në kohën që u japin telefona duhet t'i mbajnë në kontroll të vazhdueshëm për të reduktuar pasojat. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
