LSDM, ndryshimet në kodin zgjedhor me konsenzus
Ndryshimet në kodin zgjedhorë....

Ndryshimet në kodin zgjedhorë që i kërkojnë partitë e vogla duhet të bëhen me konsenzus deklarojnë nga LSDM.
Nga kjo parti nuk dëshirojnë të flasin për afate sa i përket asaj se kur pritet të arrihet marrveshje ndërpartiake, por thonë se si parti e mbështesin propozimin që vendi të jetë një njësi zgjehdore.
“Propozimi për një njësi zgjehdore është në tavolinë dhe shqyrtohet nga grupet e punës. LSDM është aprtia e parë që e ka përkrahur këtë propozim e madje e ka vendosur edhe si përcaktim programor. Por jemi të vetëdishëm se kjo është zgjidhje që nuk mund të sillet me një procedurë të prëshpejtuar, kërkon konsenzus të gjër politik” – tha Kostadin Acevski nga LSDM.
VMRO-DPMNE, partnerët e vegjël të LSDM-së mbeten parimorë
Nga VMRO-DPMNE ajnë në pritje të partive më të vogla në kualicion me LSDM-në të cilat insistojnë që vendi të jetë një njësi zgjedhore pa prag zgjehdor.
“Mbetet si pyetje për Partinë Liberale, Partinë për Ripërtritje demokratike të Maqedonisë dhe Lidhjen Demokratike, përgjigje të cilën ata duhet ta japin, ajo që mbetet ta themi ne është që ata të mbeten parimorë dhe dinjitoz. Nëse kanë thënë se ajo është prioritet i tyre ta dëshmojnë duke e lëshuar kualicionin. Nëse mbeten do të thotë se kanë interesa të ndryshme nga ajo që i’a prezentojnë opinionit” – tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Partitë shqiptare nuk e mbështesin propozimin që vendi të jetë një njësi zgjedhore. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
