Kiev, protesta kundër agresionit rus
12.02.2022 18:22
Qytetarët ukrainas kanë protestuar....

Qytetarët ukrainas kanë protestuar në kryeqytetin Kiev kundër agresionit të mundshëm rusnë Ukrainë.
Ata kanë protestuar me moton “Ukrainasit do të rezistojnë” teksa tensionet janë përshkallëzuar pasi ShBA-ja paralajmëroi se Putin mund të urdhërojë ushtrinë ta sulmojë Ukrainën së shpejti.
Ndërsa Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se autoritetet e kryeqytetit kanë miratuar edhe planin e evakuimit në rast të pushtimit rus.
Sipas ish-kampionit të botës në boks, një “plan evakuimi u miratua për Kievin, i cili përcaktoi vendndodhjen e qendrës së evakuimit, numrin e kërkuar të automjeteve dhe rajonet e sigurta për akomodimin e të evakuuarve”.
