Maqedoni

Analistët: Marrja e mandateve të opozitës zvarritet me qëllim

27.12.2014 15:14

Procesi i marrjes së mandateve të opozitës nga ana e Kuvendit, sipas analistëve politik në vend...

Procesi i marrjes së mandateve të opozitës nga ana e Kuvendit, sipas analistëve politik në vend, zvarritet me qëllim nga ana e pushtetit që tu jepet hapësirë deputetëve opozitar për tu kthyer në Parlament por edhe faktorit ndërkombëtar për të ndërhyrë.
 
Analisti Ismet Ramadani vlerëson se Kuvendi me qëllim në fillim vetëm ka hapur debatin për marrjen e mandateve dhe pastaj të sigurohet kuorum për votim edhe pse opozita është e vendosur që të mos kthehet në Kuvend.
 
“Nëqoftëse kështu vazhdohet ajo do të thotë se fare më nuk është e rëndësishme merreen apo nuk merren mandatet e deputetëve, por ajo që është me rëndësi këtu, deputetët e pozitës apo kryetari i parlamentit,në një mënyrë sikur ka një dozë frike, se nëse definitivisht mbetet parlamenti pa opozitë, atëherë disa çështje do të mbeten për të përshpejtuar ndonjë propozim për të organizuar zgjedhje të parakohshme, se unë nuk e besoj se zgjedhjet parciale do të jenë zgjidhje në këtë rast dhe definitivisht duhet të shohim so do të zhvillohen më tutje ngjarjet, por është e sigurtë se deputetët e opozitës Maqedonase nuk do të kthehen në parlament”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.
 
Profesori universitar Nano Ruzhin, zhvillimet në seancën parlamentare për marrjen e mandateve të opozitës i bazon në tre parime, duke venddosur theksin tek presioni i ndërkomb ëltarëve për kthimin e dialoigut politik dhe demokracisë politike.
 
“Elementa shpjeguese do të kisha veçuar tre, E para, këto janë shenjë se shumica qeveritare nuk ka dashur me qëllim ta mbaroj të premten këtë proces, dhe ata vetë pranojnë në mëyrë indirekte se zgjedhjet nuk kanë qenë korrekte dhe të lira, elementi i dytë ëshë para së gjithash edhe loja psikologjike që të ndikojnë ndaj një pjesë të deputetëve të opozitës të rimendohen dhe eventualisht t’i shtyjnë vetë të hyjnë në Kuvend dhe në këtë mënyrë të fitojnë një pjesë të legjitimitetit të humbur, dhe faktori i tretë është ndikimi i madhë i bashkësisë ndërkomblëtare. Për shkak se bashkësia ndërkombnëtare ka një lloj të ndikimit të madh si ndaj opozitës posaçërisht dhe ndaj pushtetit”, shprehet profesori univerzitar Nano Ruzhin.
 
Ruzhin nënvizon se mund të ketë edhe elemente tjera spjeguese, siç është dialogut eventual mes liderëve të pushtetit dhe opozitës por edhe zgjedhje të prakohshme parlamentare.
 
Të premten kuvendi nuk mundi të sigurojë 2/3 e votave për të marrë 31 mandatete opozitës maqedonase, por vetëm hapi debat.
 
Gjatë votimit BDI ka mbajtur qëndrim të papërmbajtshëm, duke ritheksuar se bojkoti nuk është mekanizëm politik në funksionimin e demokracisë parlamentare.
 
MEFAIL ISMAILI