VMRO-DPMNE, Arifi të mbaj përgjegjësi për dëmin e shkaktuar
VMRO-DPMNE ka kërkuar përgjegjësi nga ish kryetarja Teuta Arifi.....

VMRO-DPMNE ka kërkuar përgjegjësi nga ish kryetarja Teuta Arifi për siç thuhet dëmin e shkaktuar në komunën e Tetovës prej disa miliona eurosh.
“Koalicioni kriminal BDI-LSDM kanë dëmtuar komunën e Tetovës 7 milionë euro. Kaq është dëmi i mos shkuarjes në punë të 244 personave, të cilët janë paguar nga buxheti i komunës, edhe pse nuk kanë bërë asgjë. 7 milionë euro në vend se të shpenzohen për përmirësimin e higjienës në qytet, instalimet e reja të ujësjellësit dhe kanalizimeve, përfunduan tek persona nga lista e Teuta Arifit, BDI-së dhe LSDM-së. Përgjegjësia nuk duhet të jetë vetëm te njerëzit që nuk kanë shkuar në punë, por mbi të gjitha te Teuta Arifi, si përgjegjëse e institucionit, e cila ka dëmtuar buxhetin e komunës”, - thonë nga VMRO DPMNE.
