Paris, protesta kundër vaksinimit të detyruar
Policia franceze ka ndaluar dhe gjobitur qindra automjete.....

Policia franceze ka ndaluar dhe gjobitur qindra automjete që hynin në Paris, të dyshuara si pjesë e protestës kundër vaksinimit të detyruar dhe masave të tjera të pandemisë nga qeveria e presidentit Macron.
Autoritetet thanë se më shumë se 7,000 oficerë policie janë dislokuar në kryeqytet për të ndaluar demonstruesit. Disa automjete arritën të hynin deri te Harku i Triumfit ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve në bulevardin Champs-Élysées pranë Harkut.
Demonstrata të tilla kundër masave të vaksinimit janë përhapur në shumë shteteve Evropës, e botës sipas modelit të kamionistëve kanadezë që prej gati dy javësh kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit Ottaëa.
Austria e Belgjika kanë shpallur të ndaluara karvane të tilla, ndërsa protesta masive kishte edhe në Australi ku mijëra demonstrues rrethuan parlamentin e vendit, ashtu si edhe në Holandë e Zelandë të re.
Policia në Paris tha se kishte lëshuar më shumë se 300 gjoba për shoferët dhe kishte ndaluar 14 prej tyre.
Karvanet e organizuara online, duket se kanë bërë bashkë grupe nga kontekste të ndryshme politike e ideologjike.
