Norvegji, hiqen të gjitha kufizimet anti kovid

12.02.2022 19:27

Norvegjia hoqi sot kufizimet përfundimtare për COVID-19....

Norvegjia hoqi sot kufizimet përfundimtare për COVID-19, duke hequr obligimin për distancimin shoqëror dhe maskat në hapësirat e mbushura me njerëz.

"Metri po zhduket. Ne po heqim rekomandimin për distancimin shoqëror" u tha gazetarëve Kryeministri, Jonas Gahr Store.

"Tani ne mund të shoqërohemi si më parë, në jetën e natës, në ngjarje kulturore dhe raste të tjera sociale. Dhe gjatë rrugës për në dhe nga puna me autobusë, trena dhe tragete," tha kryemisnitri norvegjez.

Norvegjia hoqi shumicën e kufizimeve të tjera në fillim të këtij muaji, duke përfshirë punën në distancë, numrat e personave që lejohen në grumbullime dhe shitjet e kufizuara të alkoolit në bare dhe restorante.

Kërkesa për t'u izoluar për katër ditë pas një testi pozitiv për COVID-19 ndërkohë u ul të shtunën në një rekomandim dhe fëmijëve me simptoma të problemeve me frymëmarrje nuk u kërkohet më të testohen për virusin korona.

Kryemisnitri theksoi se megjithatë "pandemia nuk ka përfunduar" dhe këshilloi personat e pavaksinuar dhe ata në grupet e rrezikut që të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe të mbajnë maska ku distancimi nuk është i mundur. Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI) tha se vendi nuk ka parë ende kulmin e rritjes së variantit Omicron, por pritej së shpejti.

Siç u bë e ditur numri i shtrimeve në spital javën e kaluar është rritur për 40 për qind.

Që nga e premtja, janë regjistruar 986 mijë e 851 raste dhe 1440 vdekje të lidhura me virusin janë regjistruar në Norvegji, ku më shumë se 91 për qind e popullsisë ka marrë të paktën dy doza të vaksinës.