Biden dhe Putin, bisedë telefonike rreth Ukrainës
Presidenti amerikan Joe Biden....

Presidenti amerikan Joe Biden ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vlladimir Putin, e cila ka zgjatur pak më shum se një orë.
“Rusia do të përballet me kosto të rënda dhe të shpejta nëse pushton Ukrainën”, i ka thënë presidenti amerikan Joe Biden homologut të tij rus, Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë tha se Biden “e kishte të qartë se nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda për Rusinë”.
“Presidenti Biden përsëriti se një sulm rus do të prodhonte mjerim të gjerë për njerëzit dhe do të dobësonte pozitat e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar për një zgjidhje diplomatike të situatës, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e saj, mbeten të përgatitura njëkohësisht edhe për skenarë të tjerë”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Presidenti rus Putin ka kritikuar pretendimet perëndimore për një pushtim të afërt të Ukrainës, duke i quajtur ato si një "provokim".
Putin mëherët ka realizuar edhe një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron. Derisa Presidenti Biden, ka zhvilluar edhe një takim online me liderët evropian.
