Shqipëri, 3 viktima dhe 457 raste të reja në 24 orë

12.02.2022 21:00

Një qytetar nga Durrësi 74 vjeç....

Një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, dhe një qytetare nga Tirana 80 vjeçe, janë viktimat më të fundit nga pandemia në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas saj janë kryer 2738 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 457 qytetarë.

Ministria përsërit thirrjen drejtuar qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.