Osmani: RMV ka analizuar gjitha skenaret në Ukrainë

13.02.2022 13:26

Maqedonia e Veriut ka analizuar të gjitha skenarët....

Maqedonia e Veriut ka analizuar të gjitha skenarët e eskalimit të mundshëm të situatës në Ukrainë, thot Minsitri i punëve të jashtme Bujar Osmani. Sipas tij janë analizuar të gjitha skenarët që nga lufta e hapur e deri te një konflikt i izoluar.

Rreth kësaj çështjeje vendi është në koordinim të tërësishëm me aleatët e NATO-s, ndërsa javën që vjen janë caktuar takimet e shërbimeve të sigurisë dhe të ekonomisë për të analizuar pasojat që mund të dalin nga eskalim i situatës, tha Osmani.

“Edhe eksalimi mund të ketë skenarë të ndryshëm se në çfarë mase mund të përshkallëzohet situata atje. Ne i kemi analizuar të gjitha versionet e mundshme – nga një luftë e hapur deri te një konflikt i izoluar dhe cilat do të ishin pasojat mbi rajonin. Ajo që është e rëndësishme se ne jemi anëtarë të NATO-s dhe NATO është aleancë që garanton siguri kolektive të anëtarëve të saj dhe kjo në një mënyrë na vendos në një situatë krejt ndryshe se sa sikur mos të ishim anëtarë të NATO-s, për shkak se sigurinë tonë e garanton Aleanca Veriatlantike” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani: Në rast konfliti në Ukrainë, po analizojmë pasojat ekonomike për vendin

Osmani njëherit bëri të ditur se të shtunën i ka dorëzuar Qeverisë të dhëna për shkëmbimin tregtar që vendi ka me Ukrainën dhe listën e produkteve që shkëmbehen mes këtyre dy vendeve, për të analizuar pasojat ekonomike nga përshkallzimi eventual i situatës.

“Sa u takon pasojave ekonomike Dje e kam informuar Qeverinë për këmbimin tregtar me Ukrainën dhe cilat janë produktet të cilat shkëmbehen mes dy vendeve që të munden edhe ministrat e resorëve të ndryshme por edhe is institucione të bëjnë parashikimet, planifikimet e tyre”  - deklaroi Osmani.                                                                                     

Osmani njëherit bëri të ditur se Maqedonia e Veriut do të jetë në krah me aleatët e NATO-s, sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.  

Në Ukrainë ndodhen rreth 100 shtetas të vendit tha Osmani, me ç’rast apeloi që sa më parë ta largohen nga Ukraina të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut. (Flutura Latifi, TVM2)