Osmani: Në bisedimet me Bullgarinë më të rëndësishme identiteti dhe bisedimet me BE-në
Ambienti i krujuar nag ana e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë....

Ambienti i krujuar nag ana e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nëpërmjet grupeve të punës, rritjen e dinamikës së komunikimit, por edhe bisedimet e hapura dhe konstruktive, japin optimizëm për të vazhduar më tej në bisedimet.
Kështu deklaroi shefi i diplomacisë Bujar Osmani sipas të cilit, pozicionet tona shtetërore nuk kanë ndryshuar.
Bisedimet në takimet e fundit janë përqëndruar në nivelin e lxeimit të parë të paozicioneve mes të dyja palëve, ndërsa në takimin e rradhës që priet të mbahet pas 20 shkurtit në Shkup, dy delegacionet pritet të kenë marrë edhe instruksionet politike lidhur thekson Osmani.
“Janë dy kërkesa të rëndësishme për ne, ato janë pranimi i korrnizës së bisedimeve siç është pranuar nga Komisioni Evropjan, sidomos në pjesën e atributeve identitare dhe fillimin e bisedimeve. Na ana e Republikës së Bullgarisë janë kërkesat për të drejtën e vetpërcaktimit, në bazë të rregullimit shtetëror, gjuhën e urretjes dhe rehabilitimi i viktimave të komunizmit” – tha Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani.
Osmani theksoi se ka dallime në qëndrime prandaj po bisedohet për ti afruar qëndrimet. Por, sipas tij nëse të dyja palët e kanë çështjen e njejtë si çështje më të rëndësishme atëherë vështirë arrihet marrëveshje, por ai ka përshtypjen se palët janë fokusuar në çështje të ndryshme.
“Mendoj se identifikimi i parë i mudësisë për arritjen e marrveshjes është nëse bëhet fjalë për çështje të ndryshme. Pozicioni ynë për çështjen më të rëndësishme është e qartë, ato janë çështjet e identitetit në korrnizën e bisedimeve si zgjidhje evropjane. Për ata është çështja e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe kjo e identifikon rrugën nëpër të cilën duhet të kalojë ky proces” – u shpreh Osmani.
I pyetur pse vendi nuk e kërkon të njejtën për pakicën maqedonase në Bullgari, Osmani tha se Bullgaria me kushtetutë nuk njej asnjë pakicë, ndërsa tek ne me kushtetutë pranohen bashkësitë etnike.
Poashtu kjo çështje është konsumuar me marrveshjet e vitit 1999 dhe 2017, egziston një nen që thot se asgjë në kushtetutën tonë nuk do të interpretohet si përzierje në punët e brendëshme të Republikës së Bullgarisë lidhur me qytetarë të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. (Flutura Latifi, TVM2)
