Aksidenti tragjik në Llaskarcë, tre vite pas aksidentit nuk ka epilog gjyqësorë

13.02.2022 16:55

13 shkurti i sivjem shënon tre vite nga tragjedia e aksidentit në Llaskarcë....

13 shkurti i sivjem shënon tre vite nga tragjedia e aksidentit në Llaskarcë të komunsë së Sarajit ku humbën jetën 16 perosna. 

Këtu është vendi ku para tre vitesh 16 qytetarë humbën jetën, ndërsa 38 të tjerë u lënduan në aksidentin tragjik të autobusit të “Durmo Turs”. Por edhe pas tre vitesh nga tragjedia rasti ende nuk ka marrë epilog gjyqësorë.  Famijarët thonë se është e turpsheme për institucionet që edhe pas tre vitesh nuk ka epilog gjyqësor për rastin.

“Thjesht mendoj se kjo është turp anarki, presim njëri ka temperaturë, njëri nga avokatët nuk vjen thjkesht të korruptum. Nuk dua të mendoj ashtu po ja që ashtu është. Për tre vjet si ka mundësi, çkado që të kishte ndodhur do të kishte epilog. Ka ndodhur kështu si ka ndodhur dhe pikë. Tre vite as nuk e dimë çfarë bëhet, e as nuk e dimë kush vjen, a do të ketë ndonjë seancë tjetër. Na thonë pas dy muajsh, pas katër muajsh, pas gjashtë, pas tetë muajsh. Thuani nuk do të ketë, nuk janë të fajshëm. Edhe ne jemi njerëz fukara, ne nuk kemi mundësi ta paguajmë as gjyqin, as asgjë. Si nuk ju vjen turp. E kam humbur djalin, mi ka lënë tre fëmijë. Unë e di se gjyqi nuk ma kthen atë, por së paku të jetosh më i qetë, sepse e dinë se ka ndodhur kështu dhe është përgjegjës, ky apo ky. Por kur nuk përgjigjet askush, kur askush nuk merr masa dhe askush nuk interesohet, me të vërtetë është problem” – tha Xhevat Kamberi, familjar.

“Tre vite nga fatkeqësia, shumë net pa gjum së bashku ndjejmë dhimbje së bashku e zhvillojmë betejën për fat të keq të ngatërruar në labirinet gjyqësore, e zhvillojmë betejën për të vërtetën dhe drejtësinë e vërtetë që e dimë se nuk do ti kthejë më të dashurit tanë, por do të jep shpresë se në të ardhmen nuk do të ndodhin tragjedi të këtilla. Nëpërmjet 100 seancave gjyqësore numër të madh dëshmitarësh, ekspert, profesor eminent nga fakulteti i makinerisë, elektros, fakultetit teknik, mjekësia ligjore, treguan pa mëdyshje për arsyet e aksidentit megjithatë rasti po zvarritet me super ekspertiza shtesë” – tha Sinisha Ristovski, familjar.  

Shumica e viktimave dhe të lënduarve ishin nga Gostivari, prandaj kryetari i kësaj komune Arben Taravari, ka vendosur lule në vendin e tragjedisë, ndërsa në shenjë kujtimi të viktimave është organizuar edhe tubim te parku në qendër të Gostivarit.

“13 shkurti i vitit 2019 mbetet dita më tragjike për komunën e Gostivarit, dita kur ndodhi fatkeqësia e komunikacionit, konkretisht në vendin ku jemi këtu në fshatin Llaskarc, ditë të cilën nuk mund ta harrojmë asnjëherë të gjithë banorët e komunës së Gostivarit. Gjashtëmbëdhjet persona për një teritor të vogël janë shum të shkojnë për një ditë. Urojmë dhe shpresojmë që kurr të mos përsëriten fatkeqësi të këtilla” – tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Procesi gjyqësorë për rastin “Llaskarca” ka nisur në shtator të vitit 2019, ndërsa deri tani ka pas mbi 100 seanca gjyqësore, por ende nuk ka epilog përfundimtarë gjyqësor.

Lëndën e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska, gjykatëse e dytë është Aleksandra Risteska.

Fakulteti Teknik në Manastir, e më pas edhe Universiteti i Shtipit dhe Fakulteti i Makinerisë në Shkup, e refuzuan Gjykatën Themelore Penale, e cila pas ekspertizave të shumta, të pandehurit dhe prokuroria, pak para fundit të gjykimit, kërkuan super-ekspertizë për aksidentin. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)