Të burgosurit në burgun e Idrizovës, Rexhepi: Qeli të mykura dhe kushte të cunguara
Qeli të mykura, me lagështi dhe të mbingarkuara.....

Qeli të mykura, me lagështi dhe të mbingarkuara me të burgosur. Tavane të plasaritura, ambulancë në gjendje të mjerueshme ku mungojnë pajisje të duhura dhe shpeshë edhe barëra, pa autoambulancë dhe pa shërbime mjekësore 24/7. Kështu duken kushtet aty ku vuajnë dënimin të burgosurit në Burgun e Idrizovës, thotë në “Intervistën e Javës” në TVM2, drejtori i ri këtij instituconi, Rexhep Rexhepi, sipas të cilit psikiatër, psikolog dhe gjinekolog nuk mbahet mend se kur kanë ardhur të vizitojnë të burgosurit në nevojë.
Për të ndryshuar këtë gjë, Rexhepi veçmë ka ofruar projektin e tij të ri për rinovimin dhe furrnizimin me pajisje të ambulancës së burgut, i cili kap vlerën prej 11 milion denarëve dhe për të cilën, mbështetje financiare tani pret nga Drejtoria e Sanskioneve dhe ambasadat e huaja.
“Në pjesën e re të burgut kushtet nuk janë edhe aq të këqija, por në pjesën tjetër padyshim se ka vërejtje tejet serioze për të cilët duhet intervenuar dhe për të cilat sidomos për pjesën e ambulantës është një objekt ku kemi ndërmarrë hapa konkrete dhe e kemi përpiluar një plan projekt për të cilin nëse nuk do të na afrohen shumë mjete nga sanksionet edhe pse na është premtuar diçka e tillë, atëherë kemi kërkuar edhe ndihmë nga ambasadat e huaja, respektivisht nga amabsada e Amerikës, gjermane dhe ajo shpanjolle” – tha Drejtori i Burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi.
Rexhepi: Rinovim imediat i ambulancës me personel e pajisje
Rexhepi pranon se për shkak të mungesës së autoambulancës dhe stafit mjekësor shpesh herë përballen me vështirësi të mëdha gjatë dërgimit të burgosurëve nëpër spitale, siç ndodhi edhe me rastin e vdekjes së ish- pjesëtarit të UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, Rexhail Qerimi, i cili në mungesë të autoambulancës për në spital u dërgua me automjet zyrtarë.
Rexhepi thotë se ndihma e parë mjekësore i të ndjerit Qerimi ja dhanë shokët e qelisë, e jo mjekët, pasi që mjekë kujdestar në Burgun e Idrizovës fare nuk ka natën, ndërsa ndihma mjekësore i është dhënë 15 minuta më vonë në lagjen Gjorçe Petrov.
“Ne nuk e mbajmë shpirtin me zor, është dikush tjetër që e cakton atë. Por a do të kishe pasur ndikim ? - Patjetër se do të kishe pasur ndikim” – u shpreh Rexhepi.
Aktualisht në Burgun e Idrizovës vuajnë dënimin rreth 1.200 të burgosur. Rexhepi dyshon se në këtë burg madje trafikohet edhe lënde narkotike dhe se ka korrupsion në mesin e të punësuarëve.
Përmes instalimit të skanerit më të ri i cili është më i sofistikuar Rexhepi pretendon se kjo dukuri negative do të shmanget më shpejt nga qelitë e burgut.
Më 31 mars Avokati i Popullit pritet që të publikojë raportin tematik kushtuar gjendjes aktuale të burgjeve, ku theks të veçantë për Burgun e Idrizovës do t’i vendoset aspektit shëndetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të të burgosurve. (Rexhep Qamili, TVM2)
