VMRO-DPMNE/LSDM, shkëmbim akuzash në 100 ditët e pushtetit lokal

13.02.2022 18:17

VMRO-DPMNE është ankuar se kryetarët e komunave....

VMRO-DPMNE është ankuar se kryetarët e komunave nga rradhët e saj pas fitores në zgjedhjet e fundit lokale i kanë gjetur komunat me borxhe të mëdha, marrëveshje të shtrenjta për shërbime dhe harxhime për transfere të ndryshme.

Sipas kësaj partie nuk janë gjetur proekte të rëndësishme nëpër komunat e udhëhequra nga kuadrot e LSDM-së.

“Komunat janë menaxhuar tërsisht  keq dhe në mënyrë jo të duhur në atë periudhë. Në disa komuna janë bërë edhe punë në kundërshtim me ligjin” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Por në 100 ditët e para të pushtetit lokal nga VMRO thonë se kuadrot e tyre po e realizojnë atë që kanë premtuar.

Por nga LSDM me kritika ndaj kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE.  Sipas LSDM-së kryetarët nga rradhët e VMRO-së kanë gjetur komuna funksionale, buxhete të plota dhe shum prekte të fillaura, por asgjë nuk po realizojnë.

“Paaftësinë e kryetarëve e mbulon qeveria ashtu ishte me ngrohjen në Shkup, ashtu është edhe me masat me krizën energjetike. Komunat e VMRO-DPMNE-së nuk ndërmarrin asgjë për qytetarët” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Sipas LSDM-së 100 ditët e para të kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE paralajmërojnë katastrofë në politikat lokale në dëm të komunave dhe qytetarëve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)