Shkup, një pjesë e madhe e qytetetit pa energji elektrike
13.02.2022 17:50
Një pjesë e madhe e Shkupit....

Një pjesë e madhe e Shkupit rreth orës 17 e 30 mbeti në errësirë pasi u ndërpre energjia elektrike.
Energjia elektrike u ndërpre në pjesën më të madhe të komunës së Çairit, në komunën Qendrë, Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh, Gjorçe Petrov dhe vendbanime tjera.
Në disa pjesë furnizimi me energji u stabilizua shpejtë, por pjesa tjetër vazhdon të mbetet pa energji eletrike.
Pritet konfirmim nga EVN se çka e shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në kryeqendrën e vendit.
