Tre vite nga tragjedia në Llaskarcë, VMRO: Fatkeqësia dëshmi se sistemi nuk funksionon

13.02.2022 17:17

VMRO-DPMNE ka rikujtuar tragjedinë e aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”....

VMRO-DPMNE ka rikujtuar tragjedinë e aksidentit të autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona.

Nga kjo parti thonë se “për tre vjet nga fatkeqësitë kanë gjetur vdekjen 75 qytetarë të vendit, kurse nuk ka asnjë kallëzim as përgjegjësi politike nga LSDM-BDI”.

“Për tre vjet, kanë ndodhur 3 fatkeqësi të mëdha ku jetën e humbën 75 persona, kurse pushteti nuk zbuloi asnjë rast, dhe për asnjë nuk ka përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale. Vitin e kaluar në Tetovë të gjallë u djegën 14 qytetarë tanë në spitalin modular për LSDM-në, Filipçe dhe BDI na bindin se është për shkak të kabllos së nxehur. Para disa muajsh 45 persona vdiqën në aksidentin e autobusit në Bullgari e cila u bë nga kompania, e përkëdhelur e BDI-së dhe LSDM-së, “Besa Trans” e cila ka punuar pa leje të duhur dhe duke mos respektuar procedurat. Fatkeqësia në Llaskarcë është dëshmi se sistemi nuk funksionon dhe se nuk ka zbatim të drejtësisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.