“MEPSO”, defekti në Bunarxhik la pa rrymë Shkupin

13.02.2022 20:00

Kompania “MEPSO” ka njoftuar se ndërprerja e transmisionit....

Kompania “MEPSO” ka njoftuar se ndërprerja e transmisionit nga largpërçuesi në Trafostacionin Shkupi 4 në Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafo-stacionit, ka qenë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, pjesë të Velesit dhe Ovçe Polës.

Kjo ka shkaktuar ndërprerjen e tërë nënstacionit Shkupi 4 në vendbanimin Pintija, thonë nga MEPSO.

”Dispeçerët e SHA – “MEPSO” sa më shpejt që ishte e mundur kanë vendosur furnizim në pjesën më të madhe të vendbanimeve dhe është normalizuar furnizimi me energji elektrike.

Defektet janë të izoluara dhe po punohet në eliminimin e tyre. Me këtë rast SHA -  “MEPSO” njofton qytetarët: “se sonte janë të mundshme ndërprerje afatshkurtëra në furnizimin me energji elektrike, por vetëm për të krijuar kushte që ekipet profesionale të eliminojnë defektet e mbetura”.

Lokaloizimin e zjarrit e konfirmuan edhe nga Brigada e zjarrëfikësve  dhe kryetari i komunës së Kisellavodës, Orce Gjorgjievski.

“Në ora 17 e 45 minuta u njoftua për zjarr në trafostacionin në Pinti, menjëher u dërgua një ekipë nga qendra në Draçevë, dhe për shkak të seriutitetit të vetë objektit për qytetin, u dërgua ndihmë shtesë nga Autokomanda. Pas arritjes e pamë se nuk bëhet fjalë për zjarr në trafostacion por jasht sajë. Ishte ndezur një hapësirë me barë të thatë, u kërkua të ndërpritet furnizimi i largpërçuesve dhe iu qasëm shuarjes së zjarrit. Për kohë të shkurtë zjarri u lokalizua. Nga ekipet e MEPSO-s u njoftuam se tani gjithçka është në rregull” – tha Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve – Shkup, Zvonko Tomevski.

“Sapo u lokalizua një zjarr i madh pas trafo stacionit në Pinti, te zona industriale. Zjarrfikësit bënë përpjekje maksimale ta shuajnë zjarrin. Edhe shërbimet e MPB-së intervenuan shpejtë” – u shpreh Kryetari i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

Nga zjarri nuk ka pasur viktima apo perosna të lënduar bëri të ditur kryetari i komunës së Kisella Vodës. (Flutura Latifi, TVM2)