COVID në Shqipëri: Bien shifrat! Humbin jetën 4 qytetarë, infektohen 296 qytetarë të tjerë!
13.02.2022 20:31
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor....

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në Shqipëri kanë ndodhur katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 1874 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë.
Në të gjithë Shqipërinë janë 8,773 pacientë aktivë me COVID19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 835 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 256,117 që nga fillimi i epidemisë.
