Maqedoni
Renovohet xhamia “ Loke“ në Çegran
27.12.2014 16:10
Me ceremoni më të larta u lëshua në përdorim Xhamia “Loke” në fshatin Cegran, në të cilën Xhami pesë muaj është punuar për rinovimin e së njëjtës...

Në përurimin e punimëve, pos banorëve të shumtë nga Cegrani, i pranishëm ishte edhe një delegacion nga BFI e Maqedonisë me një krye Reis ul-ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu, muftiu i Tetovës, Kërçovës dhe Strugës, si dhe kryetari I Komunes se Gostivarit Nevzat Bejta.
Xhamia “Loke” e Cegranit gati se e tëra është rikonstruar nga brenda dhe jashtë, ndërsa është rregulluar edhe oborri i xhamisë.
Këto punime kanë kushtuar rreth 90 mijë euro, para të siguruar nga donatrorë të ndryshëm dhe banorë të Cegranit e fshatit Forinë.
Mysafirët i përshëndeti kryetari I BFI ne Maqedoni, Sulejman Rexhepi, i cili në fjalimin e tij mes tjerash tha se “Dita e premte është ditë e festës javor për muslimanët dhe se Muslimanët për çdo javë kanë nga një Bajram”.
Xhamia “Loke” është një nga tre Xhamitë e fshatit Cegran dhe e njëjta gjendet në hyrje të këtij fshati.
LULZIM HAZIRI
