Maqedoni

Shkup, sanksionohen 238 shoferë, 62 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

14.02.2022 09:20

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 238 sanksione.  
 
Gjashtëdhjetë e dy sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dyzet e tri sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e katër kundërvajtje për këmbësorët. 
 
Poashtu janë shqiptuar edhe njëzet e gjashtë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, dhjetë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, shtatë gjoba për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe tri kundërvajtje për motoçiklistët.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët tu përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.