Maqedoni

Prej sot fillon testimi Screening për Covid 19

14.02.2022 10:06

Nga sot nis testimi i rastësishëm skrining, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj COVID-19....

Nga sot nis testimi i rastësishëm skrining, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj COVID-19 ka popullata në vend, për të ndihmuar Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe shtetin në planifikimin e masave të ardhshme.

Testimi është planifikuar të bëhet te 1000 persona në Shkup, por ekziston mundësia që të zgjerohet në të gjithë vendin për të marrë të dhëna më reale për imunizimin në këtë moment.Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, javën e kaluar informoi se testimi i tillë është bërë para një viti dhe ka treguar se rreth 30 për qind e të testuarve kanë qenë seropozitiv, përkatësisht kanë pasur imunitet, që ka ardhur ekskluzivisht për shkak të sëmundjes. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka njoftuar për analizë serologjike në të gjithë territorin e vendit. 
 
Në 24 orët e fundit në vend u raportuan 11 fatalitete dhe 920 të infektuar nga 3.338 qytetarë  të testuar . 119 prej të cilëve janë ri-infektime. 1.190 janë të shëruarit në këto 24 orë. Aktualisht në vend ka 11.135 raste aktive, 6314 prej të cilëve në kryeqendër.