Botë
Kanada, rihapet ura e bllokuar prej 7 ditësh nga protestuesit
14.02.2022 11:45
Është rihapur për qarkullim, ura e Ambasadorit, një aks kyç kufitar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara...

Është rihapur për qarkullim, ura e Ambasadorit, një aks kyç kufitar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ishte bllokuar për shtatë ditë nga protestuesit të cilët kundërshtonin masave anti-Covid.
“Ura e Ambasadorit është tashmë plotësisht e hapur, duke lejuar edhe njëherë qarkullimin e lirë të tregtisë, midis ekonomive kanadeze dhe amerikane”, thuhet në një deklaratë të kompanisë që menaxhon urën.
Bllokada pati pasoja për industrinë e automobilave në të dyja anët e kufirit, çka i kushtoi tregtisë mes dy vendeve rreth 300 milionë dollarë në ditë.Të premten, një gjykatës kanadez urdhëroi t’i jepet fund bllokadës në pikën më e ngarkuar të kufirit tokësor të Amerikës së Veriut, por sërish protestuesit u panë në Urën e Ambasadorit.
