Botë

Askush nuk e di nëse do të ketë luftë në Ukrainë, Scholz në vizitë në zonën e nxehtë

14.02.2022 12:09

Ende nuk dihet nëse Rusia vërtetë planifikon të pushtojë Ukrainën, por të gjithë shohin me shqetësim vendosjen e mijëra ushtarëve ruse në kufi....

Ende nuk dihet nëse Rusia vërtetë planifikon të pushtojë Ukrainën, por të gjithë shohin me shqetësim vendosjen e mijëra ushtarëve ruse në kufi. Kjo javë duket se do të jetë vendimtare. Kancelari gjerman Olaf Scholz qëndorn sot në Kiev e nesër do të shkojë në Moskë. Ky do të jetë takimi i fundit me zyrtarët rusë, i cili pason një sërë takimesh dhe telefonatash mes presidentit Vladimir Putin dhe liderëve të tjerë perëndimorë, të cilat ende deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje apo zhvillim të veçantë.
 
16 shkurti ndërkohë, u cilësua nga disa zyrtarë amerikanë dhe evropianë si dita e më e mundshme që Rusia të nisë një pushtim të Ukrainës, edhe pse nuk është ende e qartë se mbi bazën e cilit fakt u mbështet një deklaratë e tillë.
 
Më 20 shkurt pritet të  përfundojnë edhe  stërvitjet ushtarake të ushtrisë ruse dhe bjelloruse në Bjellorusi, të cilat sipas disa analistëve perëndimorë mund të hapin një front verior në rast të një pushtimi të Ukrainës.
 
Teksa askush nuk e di çfarë në të vërtetë do të ndodhë, ambasadat perëndimore në Ukrainë po zbrazen dhe linjat ajrore po e shmangin hëpësirën ajrore të Ukrainës, si dhe kanë anuluar fluturimet për në Kiev.
 
Deri në fund të javës, shkruan Associated Press, liderët perëndimorë presin një përgjigje zyrtare nga Rusia, pasi NATO i konsideroi të papranueshme kërkesat e qeverisë ruse. Është e paqartë nëse Putin priste të merrte një përgjigje nga telefonata 60 minutëshe që pati me Biden, por administrata e këtij të fundit sqaroi se biseda telefonike mes të dyve nuk dha ndonjë zhvillim konkret e as ndonjë . arsye për të qenë optimistë.