Maqedoni

Komuna Qendër prezantoi projektet në 100 ditët e para

14.02.2022 14:24

Në 100 ditët e para të mandatit, fokusi kryesor ishte te problemet e qytetarëve, tha kryetari i komunës Qendër, Gerasimovski...

Në 100 ditët e para të mandatit, fokusi kryesor ishte te problemet e qytetarëve, tha kryetari i komunës Qendër, Gerasimovski. Në fushën e urbanizmit janë kryer disa inspektime në ndërtesat e reja në Vodno dhe situata po monitorohet nga afër. Kryebashkiaku i Qendër pretendon se nuk tolerohet asnjë devijim nga rregulloret ligjore. Në Kala është hequr objekti i një investitori të panjohur i ndërtuar pa leje dhe deri më tani bashkia ka dhënë dy leje ndërtimi dhe po punon për nxjerrjen e planeve të reja urbanistike.
 
“Ne ramë dakord që planet e detajuara urbanistike të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Tashmë janë tre procedura, ne po mundohemi nga dhjetë që janë në proces, të sjellim miratimin sa më shpejt. Ndër to është edhe Magjar Malo dhe Krnjeva, ka propozime të caktuara, d.m.th. nga Ministria e Transportit që duhet t'i bëjmë disa korrigjime të dy planeve urbanistike të detajuara dhe besoj se do të kërkojmë një mënyrë sa më parë me bashkëpunim të mirë me qytetin dhe ministrinë për t'i sjellë ato.”,- deklaroi kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski.
 
Për “Holiday In” ende nuk është paraqitur asnjë kërkesë për leje ndërtimi për dy objektet e tjera. Kryetari i komunës Qendër renditi disa nga projektet e realizuara në 100 ditët e para. Fillimin e procedurave për aktivitet të ri komunal në parkingjet e Ndërmarrjes Publike të Komunës Qendër, pastrimin e shkollave, rikonstruksionin e rrugëve, vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, rinovim i konstruksioneve të çatisë, riparim i ashensorëve, parkim falas në të gjitha parkingjet e PKQ në të gjithë komunën për personat me dëmtim të dëgjimit dhe hapja e klubit për pensionistët.

SEDAT SELIMI