Sali, spitalet po funksionojnë normalisht

13.02.2022 21:13

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali....

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali, ka bërë të ditur se edhe përkundër problemeve me energjinë elektrike në Shkup, spitalet po ofrojnë të gjitha shërbimet për pacientët.

Njoftojmë opinionin se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë pasdites në Shkup, në Qendrën Klinike në Shkup janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo pasojë në funksionimin normal.

Agregatët e Klinikave po funksionojnë pa probleme dhe kujdesi shëndetësor për pacientët nuk pengohet në asnjë moment, bën të ditur ministri i shëndetësisë Bekim Sali.