Dita e të dashuruarve, dashuri jo vetëm sot, por çdo ditë të jetës
Shën Valentini apo Dita e të Dashuruarve...

Shën Valentini apo Dita e të Dashuruarve është e njohur për letrat, shkrimet e dashurisë, idetë romantike të darkave. si dhe dhuratat për më të dashurit, por në të vërtetë historia e saj nuk është edhe e ndritur.
Disa historianë besojnë se kjo ditë përkujton vdekjen e Shën Valentinit më 14 shkurt, të tjerë besojnë se ajo e ka origjinën në festën pagane të fertilitetit të quajtur “Lupercalia”, që festohej me sakrifikimin e kafshëve dhe duke goditur gratë me lëkurën e kafshëve, një praktikë që thuhej se inkurajonte pjellorinë.
Tjetër legjendë thotë se Valentini u vra pasi u përpoq të ndihmonte të krishterët të arratiseshin nga burgu në Romë dhe dërgoi vetë mesazhin e parë të “Shën Valentinit” kur i dha fund jetës.
Në fund të shekullit të pestë, Papa Romak Gelasius e shpalli zyrtarisht datën e 14 shkurtit - Dita e Shën Valentinit. Deri në mesjetë festa u lidh me dashurinë dhe romancën, një traditë që fillimisht nisi nga besimi i përbashkët në Francë dhe Angli kur zogjtë fillojnë sezonin e tyre të çiftëzimit.
Simbol i festës është Kupidi, që sipas poetëve të vjetër grekë ishte i pavdekshëm i pashëm dhe luante me emocionet e Zotave dhe njerëzve përmes shigjetave të arta që ngjallnin dashuri.
Nga fundi i shekullit të 19, Kupidi ishte lidhur me Ditën e Shën Valentinit për shkak të fuqive të tij që përputhen me dashurinë.
Njerëzit filluan të shkëmbenin karta dhe letra të shkruara me dorë për të dashuruarit gjatë shekullit të 17, por ishte në vitet 1840 që kartat e para të Ditës së Shën Valentinit u prodhuan në masë në SHBA.
Trëndafilat e kuq mund të jenë një gjest romantik sot, por vetëm nga fundi i shekullit të 17-, dhënia e luleve u bë zakon.
Mbreti Charles II i Suedisë mësoi “gjuhën e luleve” në një udhëtim në Persi dhe më pas prezantoi traditën në Evropë.
Akti i dhënies së luleve më pas u bë një trend popullor gjatë epokës viktoriane, duke përfshirë ditën e Shën Valentinit, me trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë e thellë. (Leunora Kaliqi, TVM2)
