Maqedoni
Biblioteka e Tetovës në kushte të vështira, bëhen kërkesa s’ka zgjidhje
14.02.2022 15:23
Biblioteka e Tetovës që prej shumë vjetësh vazhdon të funksionojë në një hapësirë tejet të ngushtë dhe pa kushte....

Biblioteka e Tetovës që prej shumë vjetësh vazhdon të funksionojë në një hapësirë tejet të ngushtë dhe pa kushte. Kërkesa bëhen rregullisht për zgjerimin e saj, thotë Mahi Murtezani nga biblioteka e Tetovës, por deri më tani nuk ka zgjidhje nga institucionet.
“Nga ana e Ministrisë përgjigje konkrete s`kemi pas. Kanë qenë në vizitë, Ministria, zëvendësministra, sekretarë shtetërorë, arsyetohen me atë se nuk gjendet hapësirë që të na dalin në ndihmë ne si bibliotekë shkaku se pallati i kulturës aq e ka hapësirën. Të them të drejtën këtu nuk janë kushtet as pesë për qind për të funksionuar si bibliotekë apo si depo librash.”,- tha Mahi Murtezani nga biblioteka e Tetovës.
Një problem tjetër ende më i madh është shkatërrimi i shtypit ditor, por edhe gazetës zyrtare që nga vitet e dyzeta si pasojë e mungesës së hapësirës për skadimin e tyre.
“Nuk ka asnjë lëvizje. Sikur herëve tjera që i keni pa, bile më keq janë bërë se kanë filluar të bien, po lëvizje s`ka. Kemi bërë plane konkrete, kemi kërkuar pëlqim, kemi kërkuar leje, mirëpo ato ndryshimet që ndodhin në aspektin politik, na sjellin edhe vonesa për fillimin e punëve për mirëmbajtjen e shtypit ditor.”,- tha Murtezani.
Biblioteka e Tetovës tash e njëzet vjet nuk ka as sallë leximi për nxënësit dhe studentët që në numër janë mbi dhjetë mijë të atillë në qytetin e Tetovës.
VISAR SADIKI
