Suedi, rekomandohet doza e katërt për të moshuarit

14.02.2022 15:32

Suedia ka rekomanduar që qytetarët 80 vjeç...

Suedia ka rekomanduar që qytetarët 80 vjeç e më të vjetër të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër COVID19, me qëllim që të mos bie efektiviteti i vaksinave.

Por, autoritetet suedeze kanë hequr kufizimet, duke argumentuar se simptomat më të buta nga varianti Omicron dhe fushata e imunizimit me doza përforcuese, kanë ulur presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor.

“Doza përforcuese rrit mbrojtjen. Prandaj, ne besojmë se personat 80 vjeç e më të vjetër do të përfitojnë nga një doze përforcuese” – tha epidemiologu Anders Tegnell.