Itali, vetëm 9% e popullsisë nuk është e vaksinuar kundër “Covid-19”

14.02.2022 15:46

Italia ka regjistruar 51 mijë e 959 raste me COVID....

Italia ka regjistruar 51 mijë e 959 raste me COVID dhe 191 viktima në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve shendetësore ne Itali “9% e popullsisë ende nuk është vaksinuar dhe kjo përqindje e të pavaksinuarve ka rritur numrin e të shtuarve në spitale

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e pandemisë. Falë shkallës së lartë të vaksinimeve, rastet në Itali kanë shënuar rënie, por ne duhet të mbajmë gjithmonë maskambrojtëse në ambientet e jashtme dhe të brendshme” – tha Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Italia ka regjistruar më shumë se  12 mijë  raste me Covid dhe mbi 151 viktima që nga fillimi i pandemisë.