Maqedoni
Funksionarët nuk përjashtohen nga pagesa e kontributeve
27.12.2014 17:06
Të gjithë qytetarët që fitojnë para nga kontratat autoriale dhe kontratave në vepër, çdo muaj do duhet t’i paraqesin paratë që fitojnë...

Kjo do të thotë se firmat dhe qytetarët në nivel mujor vetë do duhet të dorëzojnë të dhëna në Fondin e shëndetësisë dhe atë pensional.
Kjo risi është paraparë në Rregulloren për kontribute dhe honorarë tha Ministri i Financave Zoran Stavrevski.
Pas Vitit të ri të gjithë që fitojnë para në bazë të kontratave autoriale dhe atyre në vepër 35% nga paratë e fituara do t’i paguajnë për kontribute pensionale dhe shëndetësore.
Stavrevski thotë se edhe funksionarët nuk do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve.
“Të mos ketë dilemë, dispozitat e ligjit i përfshijnë edhe funksionarët njëjtë sikur edhe të gjithë të tjerët që realizojnë të ardhura në bazë të kontratave autoriale, kontratave në vepër dhe kontratave tjera që janë të saktësuara në ligj, pra do jenë obligues. Me rëndësi është se të gjithë njësoj do të kenë shkallë të barabartë. Shkalla për kontributet shëndetësore është e njëjtë për të gjithë sikurse edhe sigurimi pensional. Të ardhurat që do i realizojmë nga kontributet do të shkojnë në fondin pensional dhe atë shëndetësor. Kjo do të thotë se do të kemi cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore, do të blihen pajisje plotësuese shëndetësore, ndërsa do munden edhe në kohë të realizohen detyrimet ndaj Fondit shëndetësor, ndërsa me sigurimin pensional do mund të sigurohet stazh pensional për ata që deri tani nuk e kanë këtë të drejtë. Paraqitja dhe pagesa e kontributeve do të jetë për cdo muaj, nuk mund të jetë në nivel vjetor. Nëse të ardhurat janë nën rrogën minimale, atëherë firma do bëjë pagesën dhe paraqitjen, nëse është mbi rrogën minimale apo nëse obliguesi fiton para për kontrata nga më shumë vende, vetë do të paraqitet sepse e di vetë prej ku dhe sa para fiton”, shprehet ministri i financave Zoran Stavrevski.
