MASh-i dhe SAShK-u: Gjuhë të përbashkët për rritjen e pagave të mësimdhënësve
Ministria e Arsimit dhe SAShK-u sërish do të ulen në tavolinë...

Ministria e Arsimit dhe SAShK-u sërish do të ulen në tavolinë të përbashkët për të gjetur “gjuhë të përbashkët” rreth rritjes së pagave të mësimdhënësve dhe për të mos ardhur deri te bojkoti i procesit edukativo-arsimor.
Numri “një” i Arsimit, Jeton Shaqiri, është optimist se nuk do të vijë puna deri te bojkoti, pasi që po rishikohen të gjitha opsionet e mundshme për të zgjidhur këtë çështje deri në fund të muajit.
“Në periudhën e ardhshme kohore do të kemi komunikim direkt për të mos ardhur deri tek bojkoti. I kuptoj kërkesat e tyre jemi në komunikim të vazhdueshëm siç dini edhe me kryetarin e Qeverisë ku kërkoi që të votohet Ligji i ri për mësimdhënës për arsye se aty parashihet paga më të larta për mësimdhënësit dhe rregullimi i statusit të punës së tyre.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
Dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, kanë pikëpamje të ndryshme rreth rregullimit të statusit të mësimdhënësve dhe pagave të tyre.
Derisa LSDM kërkon mbështetjen nga opozita për propozim ligjin e tyre me të cilin do të rregullonin statusin e mësimdhënësve pa vendime dhe paga më të larta, VMRO-DPMNE parashtroi në Kuvend një propozim ligj të ri me të cilën nuk parashikon zgjidhjen e statusit të tyre të punës. Njëra-tjetra paralajmërojnë se do të bllokojnë propozim ligjet e tyre.
“Dallimi kryesor mes këtij propozim ligji dhe të LSDM-së është se ky propozim ligj nuk e ka pjesën me të cilën LSDM dëshiron që t’i sistemojë ushtarët e saj partiak në arsim dhe në vend të cilësisë në procesin edukativo-arsimor dëshirojnë të bëjnë partizim.”,- tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Beti Stamenkovska.
“Bëhet fjalë për rreth diku 4700 persona të cilët me vite të tëra punojnë pa status të rregulluar, disa prej tyre madje mbi 10 vjet punojnë pa status të rregulluar dhe për këtë arsye parashtroj pyetjen cili është arsyetimi për bllokimin e propozim ligjit dhe që nuk lejojnë që t’u rregullohet statusi i tyre të punës.”,- u shpreh deputetja e LSDM-së, Snezahana Kaevska.
Pas rritjes së pagës minimale në 18 mijë denarë edhe Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë dhe të gjitha sindikatat tjera të arsimit kërkuan rritje urgjente të pagës së mësimdhënësve. (Rexhep Qamili, TVM2)
