Botë

Vazhdojnë tensionet në Ukrainë, Kievi kërkon takim me Rusinë në 48 orët e ardhëshme

14.02.2022 20:21

Pas disa muajsh tension dhe paralajmërime për konflikt...

Pas disa muajsh tension dhe paralajmërime për konflikt, situata në Ukrainë e paparashikueshme. Kievi kërkon takim me Rusinë në 48 orët e ardhëshme,  ndërsa G7 kërcënon Rusinë me sanksione financiare dhe ekonomike nëse ndërmerret çfarëdo lloj veprimi agresiv drejt Ukrainiës. 

Pavarësisht retorikiës së ashpër banorët e Kievit thonë se janë të qetë por të gatshëm për gjithëçka.

“Nuk mendoj se do të ketë konflikt seriozë. Mendoj se do të ketë ndonjë bllokadë ekonomike”.

“Në një moment po kemi frikë. Por shumica e njerëzve mundohen të jenë të qetë dhe të jetojnë jetën me skenare të ndryshme, ndoshta të shpërngulen në ndonjë vend tjetër” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

SHBA-të paralajmeruan aktivizimin e nenit 5 të marrëveshjes së NATO-s, në rast të një vlerësimi të gabuar rus.

Këshilltari për siguri Kombëtare në pallatin e bardhë amerikan, theksoi se rritja e forcave ruse rreth Ukrainës tregon se presidenti Putin mund të jepë urdhër për veprim ushtarak.

“Diplomacia e SHBA-ve është ende e hapur, por nëse Rusia vendos të lëviz ne jemi të gatshëm të përgjigjemi. Siç tha edhe Presidenti ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën.  Ne besojmë se një aksion luftarak i madh mund të ndodhë. Këto vlerësime vijnë nga shumë burime të ndryshme edhe atë jo vetëm nga kundërzbulimi, por edhe nga ajo që e shofim në terren” – tha Këshilltari për Siguri Kombtare i SHBA-ve, Jake Sullivan.

Kancelari gjerman Sholc, i cili ballafaqohet me kritika të shumta shkaku i qëndrimit  ndaj Ukrainës, është nisur për në Kiev, si vazhdim i përpjekjeve perëndimore për uljen e tensionit, ndërsa të mërkurën do të shkoj në Moskë.

“Aktivitetet ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën janë të pakuptueshme për ne. Nuk ka arsye të arsyeshme për një dislokim të tillë ushtarak. Këto aktivitete si dhe çështja se si të trajtohen kërkesat ruse për garanci të sigurisë ishin temat kryesore të bisedimeve tona sot. E bëjë të qartë edhe një herë se për Gjermaninë sovraniteti dhe siguria territoriale e Ukrainës nuk mund të negociohet. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale” – tha Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc.

“Ju e dini mirë dëshirën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke siguruar kufijtë e saj për të ardhmen në aleancën për ambiciet tona. Ne do të donim anëtarësimin në NATO. Ajo do të sigurojë sigurinë tonë, sovranitetin tonë territorial.  Është fiksuar në kushtetutën e Ukrainës” – u shpreh Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelenski.

Ambasada e Maqedonisë në Ukrainë për momentin vazhdon të funksionojë dhe diplomatët mbeten në Kiev, por familjet e tyre do të kthehen në Shkup këtë javë. Rreth 30 vëzhgues nga Maqedonia e Veriut mbeten në Ukrainë si pjesë e Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së.

Rreth njëqind qytetarë maqedonas janë aktualisht me banim në Ukrainë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një plan aktivitetesh për skenarë të ndryshëm që mund të ndodhin në periudhën e ardhshme në atë vend. (Sanije Duraku, TVM2)