Covid-19, 20 fatalitete e 465 raste të reja në 24 orë

14.02.2022 18:34

Nga 1.707 testime të bëra....

Nga 1.707 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 465 raste të reja, 92 prej tyre ri-infektime.

Më shumë se gjysma, apo 341, janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtua edhe 1 persona me diagnozë KOVID-19 nga  “Termini im”.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, tek 20 persona janë regjistruar kormobiditete. Të shëruarit në këto 24 orë janë 1.880. Në vend ka aktualisht 9.699 raste aktive.